Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagimi ‘i pamëshirshëm’ i Mbappes ndaj humbjes së penalltisë së Kane po bëhet viral
    Futboll ndërkombëtar

    Reagimi ‘i pamëshirshëm’ i Mbappes ndaj humbjes së penalltisë së Kane po bëhet viral

    11/12/2022 00:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Reagimi i Kylian Mbappe pasi Harry Kane humbi një penallti në minutën e 85-të në çerekfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022” mes Francës dhe Anglisë po bëhet virale, pasi sulmuesi francez ka bërë një qeshje ironike të pamëshirshme.

    Skuadra e Gareth Southgate regjistroi fitore ndaj Iranit, Uellsit dhe Senegalit përpara përballjes së tyre kundër kampionëve në fuqi të botës, Francës, por Tre Luanët u eliminuan nga turneu në një mënyrë zemërthyese.

    Aurelien Tchouameni shënoi golin e tij të parë konkurrues për Francën për t’i dhënë kampionëve në fuqi të botës një epërsi të merituar.

    Më pas, në fillim të pjesës së dytë, Tchouameni kaloi nga “hero në zero” kur gjyqtari Wilton Sampaio tregoi me gisht nga pika e bardh, pasi mesfushori 22-vjeçar bëri ndërhyrje ndaj Bukayo Saka dhe Kane u tregua i saktë duke barazuar rezultatin.

    Anglia arriti të fitonte terren menjëherë pas golit, pasi krijuan disa raste, por përkundër ecurisë së lojës, golashënuesi rekord i Francës, Olivier Giroud, kaloi Les Bleus në avantazh në 2-1.

    Megjithatë, shtatë minuta pas golit të Giroud, Theo Hernandez bëri një nderhyje të palejuar ndaj Mason Mount dhe u akordua një tjetër penallti.

    Golashënuesi rekord i Anglisë, Kane, do vendosej ta godiste përsëri penalltinë, por kësaj radhe topin e dërgoi mbi traversë.

    lmaaoooo this cut from the Kane pen to the Mbappe celebration pic.twitter.com/0unBiIlwYk

    — Vivek Jacob (@vivekmjacob) December 10, 2022

    Pak çaste më vonë kamerat u drejtuan drejt Mbappes, i cili reagoi duke qeshur brutalisht për penalltinë e humbur dhe ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.

    TË LIDHURA

    Malisheva prezanton mbrojtësin nigerian

    15/07/2025 16:41

    Muriqi: Fal FFK-së dhe presidentit Agim Ademi, sistemi i punës tash në kombëtare është shumë më ndryshe dhe shumë më i mirë

    15/07/2025 15:14

    Ardon Jashari vijon stërvitjet me Club Brugge – negociatat me Milanin kanë ngecur

    15/07/2025 14:52

    Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha gjermane 

    15/07/2025 12:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.