Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon Agim Ademi pas vërtetimit për pafajësinë e tij: Në fund triumfoi e drejta
    Ballina-1

    Reagon Agim Ademi pas vërtetimit për pafajësinë e tij: Në fund triumfoi e drejta

    15/03/2023 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Zurich, Switzerland - JANUARY 19: Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur vendimin e gjykatës e cila e liroi atë nga akuzat.

    Ademi sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë derisa ka thënë se në fund fitoi e drejta.

    Postimi i Agim Ademit:

    Në fund triumfoi e drejta

    Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.

    Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës. 

    Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit  të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

    I juaji Agim Ademi!.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.