Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, përmes Facebookut ka ardhur me një reagim të gjatë me atë çfarë i ndodhi në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Gjakova kishte një performancë të jashtëzakonshme por fatkeqësisht mbeti pa medalje.
Ai ka thënë se ishte fati i keq që e la pa medalje, por kurrë nuk do të ndalet derisa të arrijë këtë gjë.
Reagimi i plotë i Akil Gjakovës:
Perfunduan edhe lojerat olimpike “Paris 2024”. Fatkeqesisht me fatin e keq iku edhe shanca per t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurre me perpara nuk ka qene me afer meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithate, nuk ma mori endrren qe une nje dite ta kem edhe kete medalje, e cila eshte synimi im jetesor.
Une kam filluar te stervitem ne sportin e xhudos, ne vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Qe atehere e deri sot une kam bere çdo gje nga vetja te arrije ketu. Natyrisht kam pasur fatin ta kem trajnerin me te mire ne bote, ne krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikes se Kosoves, i’a dedikoj te gjithe te arriturat e mija.
Xhudos i kam dhene te gjitha. Kohen, fokusin, dedikimin, sakrificen dhe perkushtimine duhur. Por edhe xhudo me ka dhene mua shume, por jo mjaftueshem. Ende kam pune per te bere.
Te jesh nje sportist i nivelit te tille para se gjithash, duhet te jesh nje karakter i vertete, te kesh nje dicipline, regjim dhe kulture tejet te larte. Pastaj fillon dhe vjen ne shprehje puna dhe te arriturat. Per ta prekur kete nivel nuk eshte aspak e lehte, sepse ky nivel me ben sportistin me kompetitiv ne Republiken e Kosoves!
Nje xhudist fillon diten ne ora 05:00 per stervitjen e mengjesit. Per t’u kthyer ne shtepi dhe per ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bere gjumin me minuta dhe per t’u pergatitur per stervitjen e radhes . E keshtu me radhe. Pa parashikuar asnje here kushtet, faktoret e jashtem dhe rethanat e pa parashikuara: lendimet, semundjet, problemet dhe ç’eshtjet e tjera te cilat n’a rethojne si sfida te jetes.
Une kam shenuar suksese te cilat jane te prekshme per sportin e Kosoves. Jam kampion Evropian(U18). Jam kampion Evropian(U23-Gior 2018). Kampion Evropian(Lisbona 2021). Kam medalje te arte ne lojerat mesdhetare(Tarragona 2018). Kam medalje te arte edhe ne grandslamin ne Paris(2018). Kam medalje te arte ne grand prix. Perpos ketyre te arriturave une kam edhe shume medalje tjera te bronzeta te fituara. Ne lojerat okimpike Tokyo 2020, kam zene vendin e 7-te, nderkaq ne keto lojerat e Parisit 2024, pas tri fitoreve rresht dy prej te cilave me ippon, humba ne gjysmefinale nga kampioni i botes Hidayat Heydarov, te cilin e mposhta ne Prishtine, ne dhjetor te 2023. Keto jane sukseset e mija te cilat nuk m’i ka falur askush, por jane arritur ne saje te nje sakrifice te cilen e di veç une, trajneri im dhe familja ime.
Une jam krenar qe kam perfaqesuar shtetin tim dhe kombin shqiptar ne ngjarjen me te madhe sportive ne Bote. Jam thellesisht krenar per kombin tim gjitheandej botes, te cilet me kane frymezuar dhe motivuar jashtezakonisht shume me mesazhet qe me kane derguar. Kam qene i nderuar te ju perfaqesoj dhe u jam mirenjohes per perkrahjen fanatike qe ma keni dhene. Nuk ka qene e lehte norma olimpike dhe pjesemarrja ne Paris. Lere pastaj gara me me te fortit e botes, por ka qene nje eksperience te cilen do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytezoj qe te behem edhe me i forte per garat qe do te pasojne tutje.
Nje gje jam shume i sigurte. Do te punoj edhe tri here me shume qe ne kampionatin e ardhshem te botes dhe ne olimpiaden e ardhshme te jam me i forte ne te gjitha aspektet. E di qe ne sport pervoja dhe eksperienca e kane fjalen kryesore ne garat si keto ne Olimpiade, por e di se deri atehere une do t’i kem te dyjat. Tokion dhe Parisin, do t’i perdori mjeshtrisht ne mendjen dhe punen time per ta trazuar suksesin per te cilin jam sakrifikuar gjithe keto 22 vite pa ndalur asnje moment. Jam shume i bindur se me ndihmen e Zotit, do ta beje nje gje te tille. Une besoj se sakrifica jeme heret a vone do te shperblehet, nderkaq, do ta plotesoj absolutisht çdo gje qe varet nga ana e ime, per t’u permbushur.
Deri atehere n’a pret pune e madhe. Per ta mbyllur kete dedikimin per ju une kam disa fjale per ata te cilet, nuk pushojne asnjehere perkrahjen time te pa asnje reserve ndaj meje.
Faleminderoj perzemersisht trajnerin tim Tonin. Faleminderoj federaten e xhudos. Faleminderoj shtetin tim per perkrahjen. Faleminderoj familjen time dhe te gjithe ata qe besuan tek une.
Une do te rikthehem fuqishem!
Akil Gjakova