Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon ashpër Ragip Xhaka për sulmet ndaj Granitit: O ju të mjerë, a prisni që Graniti që ua falte lojën a?
    Ballina-1

    Reagon ashpër Ragip Xhaka për sulmet ndaj Granitit: O ju të mjerë, a prisni që Graniti që ua falte lojën a?

    08/09/2025 13:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra ndaj paraqitjes së Xhakës për ndeshjen me Kosovës.

    Ragipi ka qenë me plot kritika për ata që thonin se Graniti dha maksimimun në ndeshjen ndaj Kosovës.

    “Reagim ndaj shpifjeve e fyerjeve ndaj familjes Xhaka – veçanërisht ndaj Granitit
    Edhe pse zakonisht nuk ndërhyj në komente apo polemika që nuk më përkasin drejtpërdrejt, këtë herë ndjej detyrë morale të reagoj. I drejtohem të gjithëve atyre që shkruajnë e flasin në mënyrë të ulët ndaj vëllezërve Xhaka – e në veçanti ndaj Granitit.
    O ju të mjerë, të verbër në zemër dhe në mendje – kur tentoni ta njollosni Granitin, në fakt po e njollosni veten tuaj. Kur e shani, po e tregoni vetëm ligësinë, zilia dhe neverinë që keni brenda vetes.
    Pse, prisnit që Graniti t’jua falte lojën? Pse nuk e doni suksesin e dikujt që ka ngritur flamurin kuqezi me krenari, që ka mbrojtur nderin e shqiptarëve në fushën e gjelbër dhe në çdo dalje publike?
    A harruat se Serbia ishte ajo që na vrau, na dhunoi dhe na dëboi nga trojet tona – dhe sot, në vend që të sulmoni ata që na nderojnë, po sulmoni një shqiptar që kurrë nuk e mohoi prejardhjen e tij?
    A harruat se kur Taulanti, me shokë, dilte ballë për ballë me tifozët serbë në Beograd për të mbrojtur flamurin kombëtar, ju ishit krenarë?
    A harruat se Graniti ngriti shqiponjën në zemër të Rusisë, në një botëror ku gjithë bota po e shihte?
    A harruat se sa herë e ka ngritur zërin për Kosovën, për Shqipërinë, për nënat shqiptare dhe për të drejtën tonë për ekzistencë?
    Vëllezërit Xhaka – dhe shumë sportistë të tjerë shqiptarë në diasporë – e kanë ngritur lart imazhin e shqiptarëve në Zvicër, në Evropë dhe në gjithë botën. Ata kurrë nuk e kanë mohuar se janë shqiptarë. Përkundrazi – çdo intervistë, çdo dalje publike, çdo ndeshje është dëshmi e krenarisë së tyre kombëtare.
    Zvicra ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ajo na ka strehuar në kohët më të vështira dhe na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë jetë më të mirë. Dhe sot, kur njerëz si Graniti i kthejnë Zvicrës kontribut me krenari, ju i thoni “zvicra-zvicra” me përbuzje?
    O të shitur, o të paditur, turp t’ju vijë!
    Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist. Po shani familjen tuaj, po shani një emblemë krenarie shqiptare. Sepse Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar – dhe nuk kanë për t’u gjunjëzuar” shkruan Ragip Xhaka në reagim.

    TË LIDHURA

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52

    Reagon ashpër Ragip Xhaka për sulmet ndaj Granitit: O ju të mjerë, a prisni që Graniti që ua falte lojën a?

    08/09/2025 13:54

    Zeneli tregon pse refuzoi Kosovën: Zemra më rrihte më fort për Suedinë

    08/09/2025 12:37

    Të gjitha biletat e shitura, stadiumi i gjithi sonte në përkrahje të Kosovës

    08/09/2025 10:53
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.