Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon FFK pas incidentit të fundit mes tifozëve dhe Amir Rrahmanit, për ta rasti është i mbyllur
    Ballina-1

    Reagon FFK pas incidentit të fundit mes tifozëve dhe Amir Rrahmanit, për ta rasti është i mbyllur

    17/10/2024 17:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar sot lidhur me ngjarjen ku u përfshin kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

    Sipas videove, shihej se pati konflikt mes dyshes, teksa dje Berisha i kërkoi falje Rrahmanit nëpërmjet një reagimi.

    E sot ka ardhur reagimi edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

    Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

     Federata e Futbollit e Kosovës normalisht që është e informuar për rastin aksidental e të momentit që ka ndodhur pas ndeshjes së fundit ndërmjet Kombëtares sonë dhe Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Federata e ka përcjellë me shqetësim rastin në fjalë dhe në parim gjithnjë qendron në anën e futbollistëve të ekipit kombëtar, duke shfaqur mbështetjen dhe duke kërkuar respekt për ta.

    Konsiderojmë që kërkimfalja që ka ndodhur ndaj kapitenit dhe futbollistëve shënon mbylljen e një rasti aksidental të momentit dhe shpresojmë se do të shërbejë si rast që do të lidhë edhe më fuqishëm ekipin dhe përkrahësit para sfidave të reja të kombëtares sonë.

    Përtej kësaj Federata, çmon shumë dhe shpreh falënderimin e vet për të gjithë tifozët dhe shikuesit që e përcjellin dhe e përkrahin ekipin kombëtar, por kërkon nga ta që të shfaqin respektin fillimisht për futbollistët e ekipit tonë kombëtar, mirëpo edhe për të gjithë akterët tjerë të ndeshjes, përfshirë edhe ekipin kundërshtar.

    Ne dhe futbollistët e ekipit kombëtar e kuptojmë saktë dhe drejt reagimin e tifozëve, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që reagimet të cenojnë respektin për asnjë prej anëtarëve të ekipit kombëtar.

    Në të njëjtën kohë, FFK-ja kërkon nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë edhe futbollistët e ekipit kombëtar, që të shfaqin respektin e duhur për të gjithë tifozët dhe shikuesit që vijnë për të përkrahur kombëtaren pa kushtëzim, në numër maksimal sa lejon kapiciteti i stadiumit, sepse janë ata që i japin emocion lojës së futbollit.

    Ekipi kombëtar është i të gjithë Kosovës, prandaj ta duam dhe ta përkrahim secili duke dhënë kontributin nga këndi i vet.

    Ballkani.info e ka siguruar videon ekskluzive kur shihet kapiteni Rrahmani që refuzon të shkojë të Dardanët dhe më pas përplasja me Lulzim Berishën:

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.