Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon ish-skuadra e futbollistit që u mashtrua dhe ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax
    Ballina-2

    Reagon ish-skuadra e futbollistit që u mashtrua dhe ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax

    06/10/2022 18:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë ditës së sotme u raportua për mashtrimin me dinakëri të një futbollisti nga Prishtina, të cilit ia morën mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në klubin futbollistik të Holandës ‘Ajax’.

    Bëhet fjalë për futbollistin 18-vjeçar, Endrit Dervodeli, i cili ishte pjesë e grupmoshave të reja të KF Ramiz Sadikut.

    Skuadra nga Prishtina ka dalur me një komunikatë zyrtare që njofton se Dervodeli ka tre vite që nuk është pjesë e klubit.

    Megjithatë, klubi ndjen keqardhje për rastin e ndëgjuar nga mediat se i njëjti është vën në lajthitje nga të vetquajturit menaxher të ekipeve.

    Njoftimi i plotë nga Ramiz Sadiku:

    Komunikatë

    Në lidhje me rastin e ish futbollistit të grupmoshave të reja të KF Ramiz Sadiku, Endrit Dervodeli.

    KF Ramiz Sadiku, njofton opinionin sportdashës së Endrit Dervodeli, ka tre vite qe nuk është pjesë e KF Ramiz Sadiku.

    Gjithësesi që klubi ndjen keqardhje për rastin e ndëgjuar nga mediat se i njëjti është vën në lajthitje nga të vetquajturit menaxher të ekipeve e që fatkeqësisht në vendin tonë janë bërë shumë!

    Sido që të jetë KF Ramiz Sadiku, bën punë dhe njifet për ndërtimin e futbollistëve të rinjë e asesi nuk përzihet në kompetencat e prindërve apo futbollistëve për përzgjedhjen e menaxherëve,ndërsa ju bën thirrje të gjithë futbolistëve dhe prindërve të kenë kujdes nga mashtruesit e ndryshëm!

    Me respekt ,

    KF Ramiz Sadiku

    TË LIDHURA

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50

    Selektori i Serbisë e nis konferencën në gjuhën shqipe, ia uron besimtarëve edhe festën e Bajramit

    06/06/2025 18:48

    Kosova publikon formacionin, sulmit i prin Asllani, deputon Baton Zabërgja

    06/06/2025 18:06

    Tottenhami interesohet për Amir Rrahmanin

    06/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.