Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagon moderatori, tregon a pati grushta e shqelma ndërmjet Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit
    Ballina-1

    Reagon moderatori, tregon a pati grushta e shqelma ndërmjet Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit

    26/12/2022 10:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Autori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi që është njëherësh edhe redaktor i sportit në Kanal 10, ka sqaruar situatën e fundit që ka ndodhur në emisionin e fundit sportive për këtë vit dhe pas përfundimit të tij.

    Gashit i kishte dalë emisioni nga kontrolli krejtësisht.

    Pas emisionit u raportua se pati përleshje fizike ndërmjet kryetarit të Trepçës ‘89, Abedin Zeka dhe opinionistit Faruk Statovci, shkruan Gazeta Sport.

    Postimi i plotë i moderatorit Gashi:

    Të nderuar miq të emisionit “Kampionët”

    Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjëve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.