Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ishte dita e Vinicius Junior që shkëlqeu me hat-trik.
Braziliani hapi llogarinë e vendasve në minutën e 34-të me gol, teksa tetë minuta më pas Bellingham dyfishoi epërsinë.
Pas një asisti nga porta nga Lunin, Vinicius Junior shënoi për 3:0 në minutën e 61-të, teksa tetë minuta më pas e kompletoi hat-trikun e tij.
Përkundër që luajti ndeshjen e plotë, Mbappe nuk arriti të shënonte apo asistonte në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e dytë, gjashtë më pak se Barcelona që prin.
Në anën tjetër, Osasuna mbetet e pesta me 21 pikë të grumbulluara.