Futboll ndërkombëtar

Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Osasunas, Vinicius me hat-trik

Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Osasunas, Vinicius me hat-trik

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga. “Los Blancos” triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll. Ishte dita e Vinicius Junior që shkëlqeu me hat-trik. Braziliani hapi llogarinë e vendasve në minutën e 34-të me gol, teksa tetë minuta më pas Bellingham dyfishoi

Besnik Batusha

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ishte dita e Vinicius Junior që shkëlqeu me hat-trik.

Braziliani hapi llogarinë e vendasve në minutën e 34-të me gol, teksa tetë minuta më pas Bellingham dyfishoi epërsinë.

Pas një asisti nga porta nga Lunin, Vinicius Junior shënoi për 3:0 në minutën e 61-të, teksa tetë minuta më pas e kompletoi hat-trikun e tij.

Përkundër që luajti ndeshjen e plotë, Mbappe nuk arriti të shënonte apo asistonte në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e dytë, gjashtë më pak se Barcelona që prin.

Në anën tjetër, Osasuna mbetet e pesta me 21 pikë të grumbulluara.

OsasunaReal MadridVinicius

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions