Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi fiton pastër ndaj Getafes
    Ballina-1

    Real Madridi fiton pastër ndaj Getafes

    02/02/2024 00:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

    “Los Blancos” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Getafes, në ndeshjen e javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll.

    Ishte nata e Joselut, i cili shënoi dy golat e fitores së mysafirëve.

    Fillimisht ai realizoi në minutën e 14-të, pas asistimit nga Lucas Vazquez.

    E golin e dytë sulmuesi spanjoll e realizoi në minutën e 56-të, i asistuar nga Vinicius Junior.

    Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, dy më shumë se Girona që është e dytë.

    Në anën tjetër, Getafe mbetet në vendin e 10-të me 29 pikë të grumbulluara.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.