Real Madridi raportohet se ka identifikuar pasardhësin e Carlo Ancelottit.
Trajneri italian ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2024 dhe më nuk pritet që të rinovojë.
El Nacional” ka raportuar se Julian Nagelsmann është shfaqur si objektivi kryesor i “Los Blancos” për të zëvendësuar Ancelottin.
Gjermani është në krye te Bayern Munichit që nga viti i kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Nagelsmann edhe më herët ishte kërkuar nga Real Madridi. Kjo ishte zbuluar nga vetë ai.
“Po, është e vërtetë që kam pasur një telefonatë me Jose Angel Sanchez të Real Madridit. Unë nuk isha i vetmi trajner që ai thirri, mendoj se ai ra në kontakt me shumë e shumë trajnerë. Ai donte të fliste me mua dhe të më njihte – të dëgjonte filozofinë time dhe idetë e mia për të luajtur futboll”, ishte shprehur 35-vjeçari në një intervistë të dhënë vitin e kaluar.
“Mendoj se mora vendimin e duhur në atë kohë, nuk ishte aq e lehtë, sepse Real Madridi është një nga klubet më të mëdha në Evropë, por nëse më thërrasin në të ardhmen, ndoshta vendimi do të ishte ndryshe. Mendoj se dy vite më parë, vendimi ishte i saktë, sepse nuk kisha kohë për të mësuar gjuhën dhe nuk kisha kohë për përgatitje. Unë nuk kam pasur përvojë të madhe me ndeshjet ndërkombëtare. Të jem trajneri i ardhshëm i Real Madridit, nuk ishte hapi i duhur i ardhshëm në planet e mia. Hapi për të shkuar në RB Leipzig ishte më i mirë për karrierën time dhe më mirë për zhvillimin tim si trajner. Në fund të fundit, nuk ishte aq e lehtë, por mendoj se ishte e duhura”, kishte thënë Nagelsmann gjithashtu.
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, mbetet gjithashtu një opsion për Real Madridin.