Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi kryen detyrën, fiton pastër ndaj Valencias
    Ballina-1

    Real Madridi kryen detyrën, fiton pastër ndaj Valencias

    03/02/2023 00:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit spanjoll.

    “Los Blancos” fituan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Valencias në ndeshjen e mbetur të javës së 17-të në La Liga.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa një i tillë iu anulua Rudigerit për shkak se kishte ekzistuar një ndërhyrje e palejuar në proces.

    Real Madridi e nisi furishëm pjesën e dytë të ndeshjes.

    Ishte Asensio që realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 52-të të ndeshjes.

    Vetëm dy minuta më pas, Vinicius dyfishoi epërsinë e vendasve. Në të dy golat, Benzema ishte asistues.

    Në minutën e 72-të, Gabriel Paulista i Valencias mori direkt karton të kuq, me ç’rast edhe ia humbi totalisht shpresat ekipit të tij për eventualisht një barazim nga kjo përballje.

    Me këtë triumf, tani Real Madridi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e dytë në tabelë, pesë më pak se Barcelona që prin.

    Në anën tjetër, Valencia mbetet e 14-ta me gjithsej 20 pikë të grumbulluara deri më tani.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.