Betisi e ka ndalë në barazim pa gola Real Madridin.
Betisi e Real Madridi u përballën të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 24-t të La Ligas. Karim Benzemas iu anulua një gol në minutën e 12-të për lojë me dorë. Ndeshja kishte ritëm të lartë, por jo edhe gola.
Reali ka bërë hap të gabuar në garën për titull. Mbetet i dyti me 53 pikë, tani nëntë më pak se Barcelona.
