Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi me mendje tek “El Classico”, mezi barazon te Shakhtari, sërish “paqe” mes PSG-së dhe Benficas
    Ballina-2

    Real Madridi me mendje tek “El Classico”, mezi barazon te Shakhtari, sërish “paqe” mes PSG-së dhe Benficas

    11/10/2022 22:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë përfunduar edhe dy takimet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

    Real Madridi ka barazuar 1:1 me Shakhtar Donetskun në udhëtim në takimin e luajtur në Varshavë të Polonisë.

    Për ukrainasit realizator ishte Zubkov që konkretizoi me gol një rast në minutën e 46-të të ballafaqimit.

    Los Blancos shmangu disfatë krejt në fund të takimit, kur Rudiger dërgoi topin në rrjetë në minutën e pestë shtesë të duelit.

    Real Madridi përkundër barazimit vazhdon lidershipin në Grupin F me dhjetë pikë, katër më shumë se Leipzigu dhe pesë më shumë se Shakhtari.

    Me barazim ka përfunduar sfida e dytë ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Benficas.

    Ndeshja në “Parkun e Princave” në Paris u mbyll 1:1.

    Mbappe kaloi PSG-në në avantazh në minutën e 40-të nga pika e bardhë e penalltisë.

    Nga po e njëjtë pozitë, Joao Mario riktheu baraspeshën në minutën e 62-të.

    PSG-ja dhe Benfica kanë nga tetë pikë në Grupin H, me parisienët që kryesojnë për shkak të goldallimit më të mirë.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.