Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi me tjetër reagim: Nuk e kemi konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja
    Ballina-2

    Real Madridi me tjetër reagim: Nuk e kemi konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja

    25/04/2025 22:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridi përmes një tjetër komunikate zyrtare ka bërë me dije se do të luajnë finalen e nesërme (e shtunë) ndaj Barcelonës. 

    Pati thashetheme të shumta në qarkullim se ‘Los Blancos’ do të refuzojnë të futen në fushë ndaj Barcelonës, pas deklaratave të gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengoetxea. 

    Drejtuesit e klubit madrilen i quajtën këto thashetheme si të pabaza, duke bërë me dije se klubi nuk e ka menduar në asnjë moment tërheqjen nga finalja. 

    “Në dritën e thashethemeve që kanë dalë në orët e fundit, Real Madrid CF njofton se skuadra jonë nuk e ka konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja e nesërme”. 

    “Klubi ynë e kupton se deklaratat e pafat dhe të papërshtatshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi globale që do të ndiqet nga qindra miliona njerëz, dhe nga respekti për të gjithë tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për në Sevilje dhe të gjithë ata që janë tashmë në kryeqytetin andaluzian”. 

    “Real Madrid beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë që është shfaqur edhe njëherë ndaj klubit tonë sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen”, thuhej në komunikatën e Real Madridit. 

    Kujtojmë se finalja e madhe do të luhet me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.