Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi mendon zëvendësimin e Ancelottit me trajnerin e Premierligës
    Ballina-1

    Real Madridi mendon zëvendësimin e Ancelottit me trajnerin e Premierligës

    29/09/2023 08:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nëse Carlo Ancelotti largohet nga Real Madridi, në Spanjë janë të sigurt se “Galaktikët” janë gati të punësojë Roberto de Zerbin. Trajneri i Brighton ka rritur skuadrën e Premier League dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

    Ancelotti duket i destinuar të largohet nga Madridi për herë të dytë, kjo në përfundim të sezonit aktual. Ky lajm ka qarkulluar edhe më herët, teksa italiani mund të largohet në fund të sezonit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Real Madridi ka shumë kohë për të gjetur pasardhësin e tij.

    Sipas Cadena Ser, klubi mbretëror do të bëjë të gjitha përpjekjet për të bindur De Zerbin që të marrë drejtimin e Real Madridit. Ata do të donin që ai të vazhdonte punën e shkëlqyer që po bën te Brighton. Graham Potter u zëvendësua nga De Zerbi te Brighton sezonin e kaluar, pasi italiani u largua nga Shakhtar Donetsk në Ukrainë.

    Edhe pse një shumë e madhe për një trajner, klauzola e lirimit në kontratën e 44-vjeçarit me Brighton thuhet të jetë afërsisht 11.2 milionë paund. Kjo do ta bënte më të thjeshtë për klubet si Real Madrid, të cilët janë tifozë të mëdhenj të punës së tij, të paguanin për trajnerin.

    Ancelotti ishte gati të largohej nga “Galaktikët” në fund të sezonit të kaluar. Thashethemet e merkatos sugjeruan se kombëtarja e Brazilit ishte shumë e gatshme për të nënshkruar me të. Pas diskutimeve me Florentino Perez, ai vendosi të qëndrojë në La Liga edhe për një sezon.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.