Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi në finale të Superkupës së Spanjës
    Ballina-1

    Real Madridi në finale të Superkupës së Spanjës

    12/01/2023 00:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Penalltitë kanë qenë ato që kanë përcaktuar finalistin e Superkupës së Spanjës në ndeshjen në mes të Real Madrid – Valencia. Nga penalltitë më i mirë është treguar Real Madridi.    Benzema (39’) shënoi golin e vetëm gjatë kohës së rregullt për Los Blancos, kurse Lino (46’) barazoi për Valencian.

    Real Madridi ka arritur që të kalojë në finale të Superkupës së Spanjës duke e mposhtur me penallti skuadrën e Valencias.

    Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.  

    Rasti i parë në këtë ndeshje erdh në minutën e 14-të me anë të Karim Benzemas i cili goditi por topi u prit nga portieri për të shkuar të Valverde por që në fund goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës.

    Valencia do të rrezikonte katër minuta më vonë me Edinson Cavanin por ishte Thibout Courtois që bëri një pritje spektakulare për t’ia refuzuar golin uruguaianit.

    Minuta e 30-të shënoi një rast tjetër të Real Madridit me anë të Vinicious Junior. Braziliani bëri një kalim të mirë në zonë dhe goditi por portieri Giorgi Mamardashvili bëri një pritje të mahnitshme duke ia mohuar golin e tij.

    Karim Benzema fitoi një penallti në minutën e 38-të pas një kundërsulmi, derisa ai u pengua nga Comert.

    Benzema e shndërroi në gol penalltinë e fituar për ta shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultat 1-0.

    Goli: https://streamja.com/embed/zBBdL

    Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Valencian.

    Lato bëri një krosim spektakular nga pothuajse mesi i fushës për të gjetur Linon që shënoi golin e barazimit në minutën e 46-të të ndeshjes.

    Goli: https://streamja.com/embed/aNNy2

    Pas golit ndeshja ishte e qetë me Real Madridin që rrezikonte vazhdimisht portën  e Valencia por duke mos rrezikuar Mamardashvili.

    Rasti më i mirë që Los Blancos këtë ndeshje ishte ai i minutës pestë shtesë nga koha e rregullt ku Vinicius Jr dështoi për të shënuar ballë për ballë portierit të Valencia.

    Kështu pas kësaj u deshën vazhdimet dy herë nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin e kësaj gjysmëfinale.

    Pjesa e parë e vazhdimeve Real Madrid përsëri ishin më të mirë dhe rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 92-të por goditjen e Vinicius Jr e priti Mamardashvilli.

    Po në shtesën e parë Los Blancos patën edhe një mundësi të mirë për shënim por përsëri ishte portieri i Valencias që ia mohoi golin Toni Kroosit në minutën e 105-të të ndeshjes.

    Pjesa e dytë e shtesave ishte më e balancuar me disa dalje në fillim të Valencias në sulm, por që nuk ishin të suksesshme që të ndryshojnë rezultatin.

    Perez pati shansen më të mirë që të shënonte gol për Valencian por edhe njëherë Courtois arriti që të dalë triumfues para tij.

    Kështu ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin dhe nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët e  Real Madridit të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 4-3.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.