Real Madridi duhet ta përfundojë transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi në afatin kalimtar të janarit. “Marca” ka njoftuar të mërkurën se Reali ka përshpejtuar negociatat me Dortmundin që duhej t’i finalizonte në verë, pasi presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të mbetet pa reprezentuesin e Anglisë.
E Bellingham po shihet te Reali si hallka e fundit për një ekip që do të dominojë në të ardhmen. Mësohet se Reali do të bëjë të pamundurën për ta siguruar Bellinghamin në verë dhe ka njoftuar Dortmundin se do të paguajë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. E Bellinghamit po i pëlqen ideja e transferimit te Reali, i cili pothuajse do ta rinovojë plotësisht ekipin, i cili do të njihet me nofkën si “Mbretërit e rinj”.
Edhe pse kriza ka tronditur dhe vazhdon të tronditë futbollin europian, Real Madrid është një nga gjigantët e paktë që ka bërë biznes gjatë pandemisë qoftë me fitim apo humbje. Reali shpenzoi me mençuri, nuk humbi para dhe i sheh të gjithë lojtarët që bleu në klub për një afat të gjatë. Perez është i vetëdijshëm se fundi i epokës së Luka Modriqit, Toni Kroosit dhe Karim Benzemas po afrohet dhe ai ka kohë që po punon për të krijuar një “mega ekip” që është i bindur se do të sundojë futbollin evropian për vite e vite. Ndërrimi i brezave në Real bëhet sistematikisht, në heshtje dhe pa blerë yje të mëdhenj me të cilët lidhej klubi më përpara. Saga e ardhjes së Kylian Mbappes, i cili mbeti te PSG-ja, zgjati një vit.
Reali ishte i lidhur edhe me Erling Haalandin, por Perez nuk donte të plotësonte kërkesat astronomike të prindërve dhe menaxherit të tij. Ndaj Reali iu drejtua sjelljes së lojtarëve të rinj, në të cilët do të llogaritet me vit. Mbrojtja është krijuar prej vitesh. Së pari, në verën e vitit 2019, Eder Militao erdhi nga Porto për 50 dhe mbrojtësi i majtë, Ferland Mendy nga Lyoni për 50 milionë euro tjera. David Alaba erdhi si lojtar i lirë verën e kaluar dhe Antonio Ruediger këtë verë. Reali gjithashtu planifikon të sjellë Alphonso Daviesin.
Dani Carvajal është ngadalë në rënie dhe në vend të tij Reali po mbështet te Vinicius Tobias. 18-vjeçari aktualisht është i huazuar në ekipin e dytë të Realit nga Shakhtari, nga i cili Real synon ta blejë atë në verë dhe e sheh si një zgjidhje afatgjatë në krahun e djathtë. Portieri Thibaut Courtois nënshkroi kontratë deri në vitin 2026 pasi u transferua nga Chelsea në vitin 2018 për 35 milionë euro. Në Madrid e dinin se gjëja më e vështirë do të ishte zëvendësimi i mesfushës së madhe Modriq-Casemiro-Kroos, por kjo u bë pa dhimbje.
Federico Valverde prej kohësh është transferuar nga akademia e të rinjve në ekipin e parë. Edhe pse është vetëm 24 vjeç, ai ka bërë tashmë 168 paraqitje për Realin. Klubi këtë verë bleu Aurelien Tchouameni për 80 milionë euro dhe ardhja e Jude Bellinghamit do të rikonstruktonte tërësisht mesfushën, me shtimin e Eduardo Camavingas, nga i cili pritet edhe shumë. Reali hoqi dorë nga sulmuesit e shtrenjtë dhe iu drejtua atyre që ka në ekip dhe fëmijës më tërheqës në botë. Rodrygos, i cili është vetëm 21 vjeç dhe 22-vjeçari Vinicius Juniorit, pas dy vjetësh do t’i bashkohet bashkëkombësi Endrick. Dhe, ndërkohë që klubet e tjera po bënin bujë dhe llogaritje për të, Reali ishte më i shpejti dhe e siguroi transferimin e tij. Endrick aktualisht është vetëm 16 vjeç dhe në Real do të vijë kur të mbushë 18 vjeç, për të cilin spanjollët do të paguajnë 35 milionë euro. Reali në mënyrë të ngjashme solli Viniciusin dhe Rodrygon, kur ata ishin praktikisht fëmijë. Rodrygo erdhi në vitin 2019 si 18-vjeçar nga Santosi për 45 milionë euro dhe Vinicius një vit më herët nga Flamengo, po ashtu për 45 milionë euro.
Ardhja e Endrickut dhe Bellingham do të përfundonte rikonstruksionin e ekipit, i cili do të kushtonte hiç më pak se 500 milionë euro. Senatorët e Realit do të bëjnë edhe një sezon, dy dhe më pas do të zëvendësohen ngadalë nga lojtarë të rinj që u sollën sistematikisht në klub, në mënyrë që ndryshimi i brezit më të madh në historinë e klubit të jetë krejtësisht pa “dhimbje”.