Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reali e Barça të vetmuara në Superligën e re
    Ballina-1

    Reali e Barça të vetmuara në Superligën e re

    21/12/2023 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Disa nga klubet më të mëdha evropiane kanë përsëritur qëndrimin kundër një Superlige të re evropiane, pasi grupi i mbetur konfirmoi planet për ringjalljen e garës.

    Superliga u ringjall të enjten pasi Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian vendosi që UEFA dhe FIFA kundërshtuan Ligjin e konkurrencës duke bllokuar projektin e shkëputur. Vendimi u vlerësua nga Real Madridi, i cili, së bashku me Barcelonën, po udhëheq luftën për të formuar një garë rivale me Ligën e Kampionëve.

    Por të menjëhershme e të ashpra kanë qenë disa prej klubeve që kanë dalë haptas, sërish, kundër garës.

    Manchester Unitedi, Bayerni, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Roma, PSG-ja, Interi, Manchester City, Tottenhami dhe vetë Premier League, kanë dalë publikisht kundër. Të vetmet klube nga top-6 e Premier Leagues që ende s’kanë dalë me qëndrim janë Arsenali dhe Liverpooli.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.