Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reali po lundron në Evropë, ndërsa në Spanjë luan për krenari
    Ballina-2

    Reali po lundron në Evropë, ndërsa në Spanjë luan për krenari

    13/04/2023 18:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Real Madridit iu desh të bënte një seri rikthimesh për të fituar trofeun e tij të 14-të të Evropës vitin e kaluar. Këtë herë po e bën të duket e lehtë. Real Madridi bëri një hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, kur mposhti bindshëm Chelsean 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale. Kjo fitore e Realit erdhi pasi e eliminoi Liverpoolin me rezultatin e përgjithshëm 6:2 në 1/8 e finales. Fitorja ndaj skuadrës së trajnerit Frank Lampard e vendosi Realin në rrugën e duhur për atë që ka të ngjarë të jetë një gjysmëfinale nga sezoni i kaluar kundër Manchester Cityt, i cili e mundi Bayern Munichun 3:0 në takimin e tyre të parë të martën.

    Por fillimisht, Real Madridi do të duhet të luajë një ndeshje në ligën spanjolle, ku ambicia e tij e madhe është thjesht të dalë nënkampion, me Barcelonën që kryeson tabelën me plot 13 pikë më shumë kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të sezonit.

    Real Madridi viziton Cadizin të shtunën me vetëm dy pikë që e ndajnë atë nga rivali i qytetit Atletico, që zë vendin e tretë. Pasi mbeti jashtë garës për titullin e La Ligas dhe përfundoi i fundit në grupin e tij në Champions në fillim të sezonit, Atletico është bërë befas skuadra më atraktive në Spanjë, edhe pse nuk ka asnjë shans për të fituar një trofe. Është e pamposhtur në 12 ndeshje radhazi dhe do të kërkojë fitoren e gjashtë rresh kur të përballet me Almerian të dielën. Përfundimi në vendin e dytë ose të tretë është thjesht një çështje nderi pasi një përfundim në top-katërsh është i mjaftueshëm për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por Atletico me siguri do ta shijonte më shumë ta mposhtte rivalin e tij kryesor.

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, megjithatë, do të joshet të pushojë disa nga lojtarët e tij kryesorë ndaj Cadizit, duke përfshirë veteranët Luka Modriq (37), Karim Benzema (35) dhe Toni Kroos (33), me mendjen te udhëtimi në “Stamford Bridge” për ndeshjen e kthimit çerekfinale. Ndeshja kundër Chelseat do të zhvillohet të martën. Real Madridi humbi 3-2 në shtëpi ndaj Villarrealit në raundin e fundit të La Ligas, kur Ancelotti la Modriqin, Kroosin dhe lojtarë të tjerë titullarë në stol në fillim të ndeshjes, ndërsa luajti me Benzeman vetëm për orën e parë. Pas humbjes, Ancelotti tha se ekipit të tij i mungonte “motivimi” me titullin e ligës tashmë të paarritshëm. I vetmi lojtar që duket se nuk lodhet kurrë për Ancelottin është braziliani Vinicius Junior. Sulmuesi 22-vjeçar luajti plot 90-të minuta kundër Villarrealit dhe Chelseat. Ai ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij në të dyja ndeshjet, duke shënuar kundër Villarrealit dhe duke kontribuar në dy golat kundër Chelseat. Viniciusi është bërë lojtari më i rrezikshëm i Real Madridit në sulm për shkak të golave e asistimeve, por edhe panikut që shkakton driblimi i tij me shpejtësi të lartë te mbrojtësit. Sulmuesi i krahut, i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Realit ndaj Liverpoolit në finalen evropiane të vitit të kaluar, e di se skuadra e tij ka çdo motiv për të dhënë gjithçka në Evropë.

    “Çdo lojtar që e vesh këtë fanellë e di se të luash në Ligën e Kampionëve është e veçantë për këtë klub, veçanërisht në ‘Santiago Bernabeu’ kur tifozët janë të gatshëm të japin gjithçka për fitore”, u shpreh Vinicius. “Në Madrid ne gjithmonë luajmë me dëshirën me të madhe në Ligën e Kampionëve, të cilën sigurisht se duam ta fitojmë”.

    Real Madridi do të luajë edhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunas më 6 maj.

    TË LIDHURA

    Amir nuk je i thirrur për këshilla, puna jote është fusha, duaje Kosovën, duaj Dardanët dhe gazetarët ashtu siç të duan ata ty, ndryshe mund ta përmendim Maqedoninë

    24/06/2025 14:00

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.