Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reali prezanton talentin turk, Arda Güler: Dua të bëhem një legjendë
    Ballina-1

    Reali prezanton talentin turk, Arda Güler: Dua të bëhem një legjendë

    07/07/2023 13:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pasi kaloi nëpër klinikën Sanitas La Moraleja dhe u mirëprit nga Florentino Pérez, Arda Güler u “përball” me dhomën e shtypit të Valdebebas, ku mediat matën euforinë dhe entuziazmin e një 18-vjeçari, që pretendonte se kishte përmbushur një ëndërr.

    “Mendoj se është një moment shumë i lumtur dhe jam shumë krenar që kam ardhur këtu, dua të bëhem një legjendë e Real Madridit”, ka thënë lojtari i ri.

    Pozicioni brenda fushës? “Unë luaj mirë në çdo pozicion në mesfushë dhe ku trajneri do të më vendosë do të jetë pozicioni më i mirë. Madridi ka lojtarë të mrekullueshëm dhe jam i lumtur që mund të luaj me ta”.

    A do të huazohesh? “Mendoj se jam gati të luaj këtu dhe dua të qëndroj këtu dhe të mos huazohem. Nëse Real Madridi më jep mundësinë të luaj, dua të përfitoj nga kjo. Huazimi nuk është në planet e mia”.

    Idhujt? “Real Madridi ka pasur lojtarë të mrekullueshëm dhe idhujt e mi janë Guti, Cristiano Ronaldo, Mesut Özil dhe unë dua të jem si ata, të jem një legjendë”.

    Mesazhi i Ozilit? “Ai më tha se Real Madridi është më i miri në botë dhe ne kemi një marrëdhënie si vëllezër. Ai më ka dhënë këshilla shumë të mira”.

    A keni folur me Ancelottin? “Kur filloi procesi i transferimit, trajneri më thirri dhe më tha se ku do të më vendoste. Jam shumë krenar për të”.

    Shokët e rinj? “Ata janë të gjithë lojtarë me shumë cilësi dhe mendoj se Modric ka shumë cilësi dhe është mesfushori më i mirë në botë”.

    Largimi nga Fenerbahçe? “Largimi nga klubi ka qenë i rëndësishëm për mua, por kur Real Madrid të thërret, nuk mund të thuash jo. Unë e dua shumë Fenerbahçen, por  mendoj se ata do të më kuptojnë dhe do të përfitojnë nga vendimi im”.

    TË LIDHURA

    Jetmir Topalli ndryshon skuadër, mbetet në Turqi

    05/07/2025 12:55

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.