Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Referët suspendohen pasi e vazhduan ndeshjen e futbollit për 42 minuta
    Fun

    Referët suspendohen pasi e vazhduan ndeshjen e futbollit për 42 minuta

    18/03/2023 19:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjashtë referë në elitën e futbollit të Bolivisë janë suspenduar pasi ishin akorduar 42 minuta shtesë në një ndeshje, raporton “The Sun”.

    Rregulloret e reja të implementuara nga FIFA gjatë Botërorit në Katar kanë parë më tepër minuta shtesë gjatë ndeshjeve për të luftuar vonesat nëpër lojë.

    Mirëpo, në elitën e Bolivisë të hënën mes Atletico Palmaflorit dhe Bloomingut pati skena të tmerrshme.

    Atletico Palmaflor dukej se po shkonte sigurt drejt fitores 2:0, pasi Gilbert Alvarez dyfishoi epërsinë në minutën e 82-të, pas golit që shënoi Jonathan Canete nga penalltia në pjesën e parë.

    Mirëpo, përfundimi befasuese në ndeshjen e luajtur – në një fushë gjysmë të vërshuar nga uji – nisi kur Blooming realizoi për 2:1 me anë të Gaston Rodriguez Maesos.

    Goli i desh të shikohej për 17 minuta nëpërmjet VAR-it nëse ishte pozitë jashtëloje dhe në fund u pranua.

    U vendos më pas që do të jepet një shtesë e gjatë. Por, në vend 18 apo 20 minutave u dhanë 30 minuta shtesë.

    Referi Julio Fernando Gutierrez tregoi i dha dy kartona të kuq lojtarëve të Bloomingut gjatë minutave të fundit të ndeshjes, e mes përjashtimeve Blooming edhe barazoi rezultatin me anë të Jose Luis Sinisterras.

    Atletico Palmaflori më pas u rikthye në epërsi në minutën e 38-të shtesë me anë të Canettes. Dhe katër minuta më vonë arbitri Gutierrez përfundoi ndeshjen, pra në minutën e 132-të.

    Përkundër fitores, kreu i Palmaflorit, Evo Morales, nuk ishte i humbur me referin pas ndeshjes.

    “Ne jemi të lumtur me fitoren kundër Bloomingut, përkundër referimit të dyshimtë. Na vjen keq përkëtë dhe kërkojmë një rishikim të performancës së gjithë referëve, që zgjatën tepër ndeshjen”, ka thënë Morales.
    Federata e Futbollit të Bolivisë ka vendosur ta pezullojë Gutierrezin e pesë referët tjerë ndërsa po hetojnë rastin.

    TË LIDHURA

    Inter nxjerr në shitje Asllanin dhe 5 të tjerë

    12/07/2025 14:38

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.