Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Refuzoi transferimin te Liverpooli pasi i pëlqenin “shisha baret” në Londër
    Ballina-2

    Refuzoi transferimin te Liverpooli pasi i pëlqenin “shisha baret” në Londër

    26/05/2023 22:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lojtar goxha i dashur në Premier League kishte refuzuar transferimin te Liverpooli pasi i donte shumë shisha baret në Londër, ka shkruar The Sun.

    Liverpooli kishte bërë përpjekje të angazhonte Adel Taarabtin gjatë kohës së tij te Queens Park Rangers.

    Shpresa e dikurshme e Spurs, Taarabt u bë i preferuari i tifozëve gjatë kohës së tij në Angli, me aftësitë e tij prej futbollisti. Atë e kanë dashur edhe tifozët e ekipeve rivale. Momentet e magjisë së marokenit bënë që ai të vlerësohej lojtari që “rruga nuk do ta harronte asnjëherë”.

    Ai kishte refuzuar kalimin te Liverpooli për shkak të dëshirës për të vizituar shisha baret në Londër. Kështu ka thënë Darren Bent, ish-bashkëlojtar i Taarabtit.

    “Unë njoh disa lojtarë që luanin në Londër dhe nuk kishin asnjë interesim të largoheshin nga Londra. Do t’ua jap një shembull. Emri i tij ishte i lidhur me klube në veri, klube të mëdha gjithashtu. Mendoj se Liverpooli ishte i lidhur me të për një kohë. Unë e pyeta se çka do të bëjë dhe ai më tha se nuk do të largohet nga Londra, pavarësisht ofertës. Më tha ‘Benty, unë çdo ditë ushtroj, shkoj në King’s Road, shisha. Nuk dua të largohem nga Londra”, ka treguar Bent.

    Taarabt 33-vjeçar, aktualisht luan për Al-Nasr në Emiratet Arabe. Ka luajtur te Lensi, Tottenhami, QPR-ja, Fulhami, Milani, Benfica e Genoa.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.