Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reja me fjalë të rënda për Brojën e Asllanin: I keni mbivlerësuar
    Ballina-2

    Reja me fjalë të rënda për Brojën e Asllanin: I keni mbivlerësuar

    13/10/2022 15:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, duket se nuk është fshehur për sa i përket Armando Brojës dhe Kristjan Asllanit, të cilët i quan të mbivlerësuar.

    Gjithashtu për sulmuesin e Chelsea, ai shprehet se nuk është një lojtar që do të fillojë gjithmonë në formacion me Kombëtaren.

    “Për mua Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap përpara të tjerëve për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë. Broja vërtet luan te Çelsi, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin te Interi, që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë 90. Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, ishin fjalët e Rejës për emisionin “Skaner” në “MCN.TV”.

    TË LIDHURA

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44

    Ferizaj e transferon ish-lojtarin e Drenicës

    30/06/2025 19:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.