Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reja nuk e rinovon kontratën, Shqipëria mbetet pa trajner
    Ballina-1

    Reja nuk e rinovon kontratën, Shqipëria mbetet pa trajner

    30/11/2022 13:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tekniku italian Edy Reja zyrtarisht, nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

    Kontrata e Reja-s me FSHF ka përfunduar sot, duke mbyllur kështu marrëveshjen mes dy palëve, teksa ende nuk ka një zëvendësues për stolin. Ndeshja me Armeninë praktikisht ishte e fundit për italianin 77-vjeçar dhe pak ditë më parë i përfundoi edhe kontratë duke dalë kështu një trajner i lirë.

    Për shkak të rezultateve jo të mira të ekipit kombëtar nën drejtimin e tij nuk pritet një rinovim kontrate, megjithatë mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

    Edy Reja u konfirmua në stolin e Shqipërisë në prill të vitit 2019-të, ku zëvendësoi të larguarin Kristian Panuçi. Reja e ka drejtuar Shqipërinë në 38 ndeshje në total, ku ka arritur të regjistrojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje, me një golavarazh të përgjithshëm 46 të shënuar dhe 45 të pësuar.

    Tekniku ka aplikuar në pothuajse të gjitha ndeshjet skemën 3-5-2 dhe për 3 vite e 7 muaj në krye të stolit ka provuar një numër të lartë lojtarësh që e kalon shifrën 40.

    Suksesi i tij i parë ishte në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria u ngjit nga Liga C në B. Gjithashtu në kualifikueset e Botërorit 2022, ai grumbulloi më shumë pikë se çdo trajner tjetër në grupe (18), por gjithsesi në fund u rendit i treti në grup pas Anglisë dhe Polonisë.

    Ndërkohë kompeticioni i fundit që ishte Liga e Kombeve e këtij sezoni, rezultoi një dështim për teknikun italian, ku Shqipëria u rendit e fundit në grup duke mos fituar asnjë takim. /Gazeta Shqip/

    TË LIDHURA

    Binjakët kosovarë po kërkohen nga skuadra e Bundesligës

    15/06/2025 18:20

    Zyrtare, Gattuso selektor i Italisë

    15/06/2025 18:18

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.