Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rekordet e reja të Haalandit
    Ballina-1

    Rekordet e reja të Haalandit

    14/03/2023 23:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Erling Haaland ka arritur në shifrën e 30 golave në Ligën e Kampionëve. Dhe ka vendosur disa rekorde po ashtu.

    Norvegjezi e mban rekordin për shënimin e 30 golave në më së paku ndeshje. Këtë shifër e ka arritur në 25 ndeshjet e para në Champions. Ruud Van Nisterlooy i shënoi 30 gola në 34 ndeshje, ndërsa Robert Lewandowski në 46 ndeshje. Pasojnë Lionel Messi me 30 gola në 48 ndeshjet e para në Champions e pas tij është Neymari që 30 gola i shënoi pasi luajti ndeshjen e 49-të në Ligën e Kampionëve.

    Po ashtu Haalandi është më i riu që shënon 30 gola në Champions. Këtë shifër e ka arritur me 22 vjet e 236 ditë. Kylian Mbappe ka shënuar 30 gola kur kishte 22 vjet e 352 ditë, ndërsa Lionel Messi me 23 vjet e 131 ditë. Pasojnë Raul Golzalez me 24 vjet e 91 ditë dhe Karim Benzema me 25 vjet e 105 ditë.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.