Futboll ndërkombëtar

Renardi thotë se Arabia Saudite ka mahnitur botën

Renardi thotë se Arabia Saudite ka mahnitur botën

Arabia Saudite mahniti botën e futbollit kur mposhti Argjentinën 2:1 në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa humbi 2:0 nga Polonia në ndeshjen e dytë. Por, Arabia Saudite ka ende mundësi për t’u kualifikuar në fazën nokaut të Kupës së Botës. “Askush në botë nuk mendonte se mund të luanim me këtë nivel. Ne në

Besnik Batusha

Arabia Saudite mahniti botën e futbollit kur mposhti Argjentinën 2:1 në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa humbi 2:0 nga Polonia në ndeshjen e dytë.

Por, Arabia Saudite ka ende mundësi për t’u kualifikuar në fazën nokaut të Kupës së Botës.

“Askush në botë nuk mendonte se mund të luanim me këtë nivel. Ne në Arabinë Saudite i njohim mirë lojtarët, por ata janë të panjohur për tifozët në mbarë botën. Ne jemi ende gjallë”, ka thënë trajneri francez i Arabisë Saudite, Herve Renard.

Arabia Saudite e luan të mërkurën ndeshjen e fundit kundër Meksikës.

Arabia Saudite dhe Argjentina kanë nga tri pikë në grupin C, të cilit i prin Polonia me katër pikë. Meksika është e fundit me një pikë.

Arabia SauditeRenardi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions