Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Renditja e Forbes/ Mbappe “mbreti” i pagave, lë pas dyshen Messi-Ronaldo
    Futboll ndërkombëtar

    Renditja e Forbes/ Mbappe “mbreti” i pagave, lë pas dyshen Messi-Ronaldo

    08/10/2022 11:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rinovimi i kontratës së Kylian Mbappésë me PSG-në në muajin maj nënkuptonte një rritje të ndjeshme të pagës së sulmuesit francez. Sipas Forbes, përfitimet e francezit këtë sezon kanë arritur në 131 milionë dollarë mes pagës dhe sponsorëve, një shifër rekord që e vendos atë në krye të lojtarëve më të paguar në botë.

    Që nga viti 2014, Cristiano Ronaldo dhe Messi kishin ndarë pozitën e parë në tabelë, por kontrata e fundit që Mbappe nënshkroi me PSG-në ka rrëzuar nga froni dy nga futbollistët më të mirë në histori. Sipas Forbes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë merr 110 milionë dollarë në sezon, ndërsa fitimet e Cristianos janë 100 milionë.

    Mes katër të parëve të këtij klasifikimi, tre lojtarë i përkasin PSG-së. Nga 131 milionë që Kylian Mbappe do të marrë në sezonin 2022-2023, 110 milionë i përfiton si pagë, ndërsa 21 milionë nga kontratat e sponsorizimit (Nike, Dior, Panini…). Neymar, i cili merr 87 milionë euro në sezon, shfaqet i katërti në renditje, i ndjekur nga Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool, me një fitim bruto prej 53 milionësh në sezon.

    TË LIDHURA

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.