Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Renditja e re nga FIFA, Kosova bie për një pozitë, Shqipëria nuk ndryshon vend
    Ballina-1

    Renditja e re nga FIFA, Kosova bie për një pozitë, Shqipëria nuk ndryshon vend

    20/07/2023 14:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot (e enjte), 20 korrik, renditjen e re të përditësuar të ekipeve kombëtare.

    Përveç kombëtareve evropiane, të gjitha ato të kontinenteve tjera kanë zhvilluar ndeshje gjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.

    Kështu, FIFA ka ardhur me një renditje të re të përditësuar të kombëtare, ku ‘top 10’ ka vazhduar të mbetet i pandryshuar, me Argjentinën, Francën dhe Brazilin në tri pozitat e parë.

    Pas tyre vijnë Anglia e katërta , Belgjika e pesta, Kroacia e gjashta, Holanda e gjashta, Italia e teta, Portugalia e nënta dhe Spanja e 10-ta. Megjithatë, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nga përditësimi i parafundit, Kosova ka pësuar rënie në renditjen e FIFA-s.

    Dardanët ishin në pozitën e 108-të me 1179.69 pikë, ndërsa tani zënë vendin e 109-të me po kaq pikë. Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë gjithashtu nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë kësaj kohe, por nuk ka pësuar asnjë ndryshim në renditje.

    Kuqezinjtë vazhdojnë të renditen në pozitën e 65-të me 1357.39 pikë. Edicioni i radhës i renditjes së FIFA-s do të publikohet pas dy muajve apo më saktë 21 shtator.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.