Federata e Futbollit e Kosovës më 3 maj të vitit 2016 shënoi hapin më të madh historik të saj.
Në atë ditë ajo u bë anëtare e barabartë më të gjitha shtetet e Evropës pasi u pranua në UEFA. Vetëm 10 ditë më vonë u shënua një tjetër hap i madh pasi ishte edhe FIFA ajo që e pranoi Kosovën si anëtare të saj.
Mirëpo para kësaj date vendi ynë kishte bërë edhe shumë orvatje për t’u pranuar në arenën ndërkombëtare, ndërsa orvatja e parë ishte ajo e vitit 2008 kur aplikoi zyrtarisht për pranim në UEFA por që ishte refuzuar.
Për më shumë detaje për historinë dhe suksesin e Kosovës nga paslufta mund të ndiqni videon më poshtë.
