Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rënia e Tottit: Nga miti si kapiten te përballja me dyshimet për shpërlarje parash përmes bixhozit
    Ballina-2

    Rënia e Tottit: Nga miti si kapiten te përballja me dyshimet për shpërlarje parash përmes bixhozit

    06/01/2023 00:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Francesco Totti po përballet me dyshime për keqpërdorime të rënda, që kanë të bëjnë me disa para që i ka depozituar në formë të dyshimtë në adresë të miqve të tij. Agjencia e Antishpërlarje së Parave në Itali ka pranuar disa sinjalizime.

    Për Roman dhe futbollin italian figura e Francesco Tottit është konceptuar kaherë si mitike. “Non si tocca il capitano” (“Nuk preket kapiteni”) – ka qenë si porosi, ashtu edhe imperativ kategorik dhe slogan i kamotshëm. Kushdo që ka kritikuar Tottin është përballur me një mal demonizimesh.

    Narrativa rreth tij ishte krijuar si një njeri që ngërthente vlera të mëdha jo vetëm sportive, por edhe njerëzore. Megjithatë, gjatë orëve të fundit figurën e tij e ka kapluar një vrenjtësirë.

    Gazeta “La Verità” nxori në pah një artikull ku shpjegohej se si Agjencia e Antishpërlarjes së Parave në Itali është duke i hetuar disa sinjalizime që kanë ardhur, ku protagonist është Totti, si një person që dyshohet se ka keqpërdorur me të luajturit bixhoz dhe fitimin e parave nga kjo industri, duke i shpërndarë ato në adresa të llojllojshme.

    Ka qenë vetë banka ku Totti posedon llogari bankare, gjegjësisht “Bankitalia”, ajo që ka ngre dyshimet e para në lidhje me disa shuma të mëdha parash, që ky i fundit ka depozituar për disa nga miqtë e tij jashtë vendit.

    Mbrëmja e fundit e shfrenuar në kazino raportohet të ketë qenë më 20 dhjetor të vitit të kaluar në Monte Carlo. Mania për të luajtur bixhoz e Tottit sipas shtypit italian e ka shtyrë këtë të fundit që shpeshherë të merrte një fluturim privat nga aeroporti i dytë i Romës, ai i Ciampinos, për të arritur në kohë rekord në Monte Carlo.

    Njëri nga miqtë e tij që ka pranuar shifra të majme parash nga Totti u prononcua sot. Ai u mundua ta mbrojë, duke u shprehur i habitur me raportimet e fundit.

    “Atje shkon Mbappe, shkojnë të gjithë (duke iu referuar Monte Carlos). Shkon gjysma e Romës. Nuk më vjen keq ta them. Unë dhe gruaja ime kemi pasur disa probleme. Ia kemi kërkuar 160 mijë euro. Ai na i dha ato”, tha ai.

    Njëvjeçar i vështirë për Tottin

    Njëvjeçari i fundit për Tottin nuk ka qenë aspak i lehtë. Gjëja e vetme pozitive që mund të llogaritët është rikthimi në “Olimpico” në ndeshjet e Romës, duke rikthyer një raport të shëndosh me drejtuesit e klubit, pas një lamtumire aspak të lavdishme si lojtar dhe si ish-drejtor skuadre.

    Vitin e kaluar e pamë më shpesh se viteve tjera Francesco Tottin. Arsyeja? Ishte pjesë e një reklame për dyshekët e “Comoditas” nga kompania Devolli.

    Megjithatë, njëvjeçari i tij i fundit prodhoi shumë drama jashtë të qenët imazh i reklamave. Mbi të rënduan shumë akuza, gjithashtu. Këto erdhën nga ish-gruaja e tij, Illary Blasi. Akuzat nga më të ndryshmet rreth divorcit mes tyre që ishte edhe ndër lajmet që bënë bujën më të madhe në Itali gjatë vitit 2022.

    “Kam parë gjëra gjatë këtyre viteve të fundit që mund t’i dëmtojnë afro pesëdhjetë (50) familje”, thoshte ajo. Kështu Tottit iu largua karta e imunitetit dhe filloi të kritikohej nga shtypi. Diçka e rrallë dhe e paprecedent.

    Larg të qenit pjesë e ndonjë klubi, askund pjesëmarrës në ndonjë analizë televizive dhe i shoqëruar me shumë skandale. Ky njëvjeçar i Tottit ishte gjithçka tjetër përveç se i mirë.

    Pas akuzave të fundit që po rëndojnë për të, ai ka zgjedhur heshtjen. Thuhet se avokatët e tij janë të bindur që nuk ka asnjë bazament që të ngritët ndonjë aktakuzë rreth tij në lidhje me keqpërdorimet e pretenduara me maninë e tij e të luajturit bixhoz, që vuri në alarm edhe Agjencinë e Antishpërlarjes së Parasë.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.