Futboll ndërkombëtar

Rennesi shokon Parisin

Rennesi shokon Parisin

Ndonëse me të gjithë yjet në përbërje, Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje tjetër në Ligue 1. Të dielën mbrëma PSG-ja pësoi 1:0 në udhëtim te Rennesi, që ka vazhduar serinë e fitoreve si vendas. Ndeshja i takoi javës së 19-të të kampionatit francez. Goli i minutës së 65-të ishte vendimtar. Mbrojtësi Hamari Traore ishte realizator.

Besnik Batusha

Ndonëse me të gjithë yjet në përbërje, Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje tjetër në Ligue 1.

Të dielën mbrëma PSG-ja pësoi 1:0 në udhëtim te Rennesi, që ka vazhduar serinë e fitoreve si vendas. Ndeshja i takoi javës së 19-të të kampionatit francez. Goli i minutës së 65-të ishte vendimtar. Mbrojtësi Hamari Traore ishte realizator.

Lionel Messi e Neymar startuan te Parisi, ndërsa Kylian Mbappe u aktivizua në pjesën e dytë.

Por pa sukses. Për Parisin është humbja e dytë këtë vit. Tani udhëheq me 47 pikë, tri më shumë se Lensi. Rennesi është i pesti me 37 pikë.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions