Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reprezentuesja e Kosovës, Fitore Aliu transferohet në elitën e Zvicrës
    Ballina-1

    Reprezentuesja e Kosovës, Fitore Aliu transferohet në elitën e Zvicrës

    23/02/2024 19:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Aloja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, nga edicioni i ardhshëm garues, 2024/2025, do të luaj në Superligën e Zvicrës.

    Aliu tashmë ka nënshkruar me skuadrën Kreuzlingen. Te skuadra elitare e Zvicrës presin shumë nga majtakja 24-vjeçare.

    Deri më tani Fitore Aliu ka luajtur për skuadrën Kappelwindeck/Steinbach në Bundesliga 3 të Gjermanisë. Këtë kampionat ka realizuar 68 gola në 14 ndeshje. Fitorja vazhdimisht është shquar për efikasitet dhe tani ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierë.

    Ajo që prej vitit 2017 është prej lojtareve të rëndësishme të Kombëtares sonë.

    Sipas njoftimit të Kreuzlingenit, Fitorja ka pasur oferta edhe nga Bundeslia 1 dhe Bundesliga 2, por ka vendosur për transferim në Zvicër.

    “Për mua, Fitorja ishte absolutisht një lojtare e pëlqyer. Me të, ana jonë e djathtë e sulmit do të fitojë edhe më shumë sa i takon depërtimit dhe shënimit të golave”, ka thënë trajnerja e Kreuzlingenit, Kristina Ertl-Hug.

    Kreuzlingeni është i treti në Superligën e Zvicrës. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Pashke Marku. Në ekipin e hendbollistëve ka shumë lojtarë shqiptarë.

    Me kalimin te Kreuzlingeni, Fitore Aliu pritet të bëhet edhe më e rëndësishme në Kombëtaren e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58

    Ronaldo dhe Al-Nassri avancojnë në finale të Superkupës

    19/08/2025 17:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.