Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reusi i bashkohet skuadrës LA Galaxy
    Ballina-2

    Reusi i bashkohet skuadrës LA Galaxy

    15/08/2024 17:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, i është bashkuar skuadrës LA Galaxy në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

    Lajmi për transferimin e tij u bë zyrtar të enjten, ndërsa ai i bashkohet skuadrës amerikane si futbollist i lirë. 

    35-vjeçari u largua nga Dortmundi në muajin maj pas 12 vjetëve të kaluara te skuadra gjermane. 

    Mesfushori gjerman ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me klubin e ligës MLS. 

    “Marco Reus është futbollist i klasit botëror që ka shkëlqyer në nivelin më të lartë të sportit. Ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve për Dortmundin dhe ishte pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i LA Galaxy, Will Kuntz. 

    Reusi, dy herë futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani, e nisi karrierën në Akademinë e Dortmundit, ndërsa iu bashkua në vitin 2006 skuadrës Rot Weiss Ahlen. Nga viti 2009 deri në vitin 2012, karrierë ka bërë edhe te Borussia Moenchengladbach, para se të rikthehej te Dortmundi. 

    Me “verdhezinjtë”, Reus ka zhvilluar 429 ndeshje, ndërsa ka shënuar 170 gola e ka dhuruar 131 asistime. 
    Ka 48 paraqitje për Gjermaninë. 

    Reus ka fituar dy Kupa të Gjermanisë dhe dy Superkupa gjermane.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.