Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Revoltë në Spanjë ndaj La Ligas, që nuk pezullon ndeshjet!… Trajnerët dhe lojtarët e tronditur nga tragjedia në Valencia
    Ballina-1

    Revoltë në Spanjë ndaj La Ligas, që nuk pezullon ndeshjet!… Trajnerët dhe lojtarët e tronditur nga tragjedia në Valencia

    02/11/2024 18:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tragjedia që ka prekur Spanjën ditët e fundit, veçanërisht rajonin e Valencias, me shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe më shumë se 200 viktima, ka bërë që shumë trajnerë dhe lojtarë në orët e fundit të shprehen se nuk duhet të luhej futboll këtë fundjavë në vend.

    “Nuk ka kuptim, kjo që po ndodh është shumë e ashpër”,- ka thënë Diego Simeone, trajneri i Atlético Madrid, në prag të ndeshjes së nesërme me Las Palmas. “Është prekëse të shohësh sesi njerëzit po ndihmojnë, me një lopatë apo çfarëdo tjetër që kanë.

    Kjo tregon shumë për vendin dhe njerëzit e tij. Ka shumë njerëz që po kalojnë vështirësi, është e trishtueshme. Por ata na thonë të vazhdojmë të luajmë dhe ja ku jemi.”

    Edhe Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, pajtohet: “Unë do të merrja vendimin që nuk do të luanim, është një tragjedi për komunitetin e Valencias dhe për të gjithë Spanjën.”

    José Bordalás, trajneri i Getafe, thotë se shtyrja e ditës së ndeshjes është ajo që do të kishte më shumë kuptim. “Ne po përballemi me një nga tragjeditë më të mëdha të dekadave të fundit”.

    Vicente Moreno, trajneri i Osasunas, nuk ka mundur t’i shmangë lotët në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Valladolidit. “Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët e mi, është kaos. Nuk mund ta imagjinojmë. Nuk e di nëse loja ndihmon në shpërqendrimin e njerëzve, nuk e di. Por mund t’ju siguroj se doja të isha atje”.

    Pablo Maffeo, lojtari i Mallorcas, nuk e fsheh zhgënjimin e tij pas ndeshjes me Alavés: “Është njësoj si gjithmonë, pas gjithë lajmeve që patëm gjatë javës… Ata shikojnë më shumë paratë se sa tek ne.”

    Arsyet që…

    Një burim i LaLiga-s i kontaktuar nga ‘Mundo Deportivo’ zbulon se problemi është me kalendarin dhe datat e pakta në dispozicion për të luajtur. Ai shpjegon gjithashtu se klubet dhe punonjësit apo lojtarët e tyre punojnë në të njëjtën mënyrë si industritë e tjera të mëdha në vend, të cilat vazhdojnë të punojnë, pavarësisht tragjedisë.

    TË LIDHURA

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44

    Muriqi me fjalë të fuqishme gëzimi pas fitores së madhe ndaj Suedisë

    09/09/2025 13:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.