Mesfushori i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me disfatën që e pësoi Kosova nga Rumania me rezultatin 3:0.
Për Rexhbeçajn ishte ndeshja e parë për Kosovën, dhe u shpreh krenar për paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”.
Ai të shtunën ndër të tjera ka kërkuar falje për humbjen nga Rumania.
“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim. Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje. Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë. Na presin sfida përpara. Me përkushtim, dedikim dhe punë do të arrijmë më të mirën. Faleminderit për përkrahjen e dashurinë. Bashkë do të kthehemi tek fitoret”, ka shkruar mesfushori i Augsburgut.