Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rikthehet Kupa e Kosovës, sot na presin tri sfida interesante çerekfinale
    Ballina-1

    Rikthehet Kupa e Kosovës, sot na presin tri sfida interesante çerekfinale

    04/03/2026 12:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër.

    Skuadrat po e kërkojnë këtë trofe për shkak të prestigjit të tij, por mbi të gjitha për faktin se përmes tij mund të dalin në Evropë.

    Dueli kryesor i ditës do të jetë ai mes Ballkanit dhe Gjilanit, shkruan “Gazeta Express”.

    Të dy ekipet kanë ambicie për të kaluar tutje në këtë fazë, mbi të gjitha gjilanasit, të cilët kanë më shumë gjasa ta sigurojnë Evropën përmes Kupës, derisa therandasit janë liderë aktualë në Superligë.

    Ndërkohë, Dukagjini do t’i bëjë konak Feronikelit 74 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

    Klinasit po ashtu e kanë synim Kupën për t’i siguruar garat evropiane, kurse ekipi nga Drenasi do ta bëjë të pamundurën për të dalë mirë nga kjo sfidë, edhe pse synim i “Niklit” është rikthimi në Superligë.

    E përballja e tretë e ditës do të jetë ajo mes Ferizajt dhe Vushtrrisë.

    Vushtrriasit po ashtu e kanë fokusin në Ligën e Parë, përmes së cilës e kërkojnë Superligën, por që djelmoshat e Armend Dallkut do të mundohen të lënë përshtypje të mira edhe në këtë garë.

    Kurse, ferizajasit do të tentojnë të shkojnë sa më larg në këtë garë.

    Ballafaqimi i katërt i çerekfinales së Kupës do të jetë ai mes Llapit dhe Malishevës, i cili do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nesër.

    Të gjitha ndeshjet e kësaj faze të garave do të nisin prej orës 13:00. 

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.