Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rikthim i çuditshëm i Espanyolit ndaj Atletico Madridit
    Ballina-2

    Rikthim i çuditshëm i Espanyolit ndaj Atletico Madridit

    25/05/2023 09:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Espanyolli është kthyer nga disavantazhi prej tre golash për të barazuar (3-3) kundër Atletico Madridit në ”RCDE Stadium”, në ndeshjen e xhiros së 36-të në La Liga.

    Edhe pse nuk kishte ndonjë objektiv në këtë përballje, skuadra mysafire realizoi dy gola në gjysmën e parë. Saul Niguez (21’) dhe Antoine Griezmann (44’) ishin golashënues. Me të filluar pjesa e dytë (46’), Janik Karasko shfrytëzoi një top të kthyer për ta shënuar golin e tretë.

    Rikthimi për ekipin e vendas filloi me golin e Cesar Montes në minutën e 64. Një penallti të akorduar në favor të vendasve, Joselu e konvertoi në gol (76’). Aleix Vidal dhuroi një harkim të mirë, të cilin e shfrytëzoi Vinicius Souza për t’i barazuar shifrat (79’).

    Falë kësaj pike, Espanjolli mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 35 pikë, tri pikë prapa zonës së shpëtimin kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.