Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rikthim në skemën e vjetër, Southgate përgatit “kurthin” ndaj zviceranëve
    Ballina-1

    Rikthim në skemën e vjetër, Southgate përgatit “kurthin” ndaj zviceranëve

    04/07/2024 08:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gareth Southgate po përgatit një rikthim të vendosjes 3-4-3 tek Anglia përpara takimit çerekfinal të Euro 2024 ndaj Zvicrës së fortë.

    Të shtunën e 6 korrikut (18:00) në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

    Në stërvitje, tekniku i “Tre Luanëve” po përgatit skuadrën për një ndryshim të stilit taktik. Për t’iu përshtatur helvetëve të udhëhequr nga Granit Xhaka, të cilët luajnë me një sistem të ngjashëm.

    Zvicra mundi 2-0 Italinë në raundin e 1/8-ve, duke dominuar lojën dhe duke patur shumë kontroll në mesfushë.

    Dhe Southgate po përpiqet t’i paraprijë kësaj situate, duke hequr dorë nga formacioni 4-2-3-1 që ka aplikuar deri tani në Gjermani 2024.

    Në fakt, skema 3-4-3 nuk është e panjohur për ishullorët, që në turneun e parë që janë drejtuar nga Southgate kanë luajtur pikërisht me këtë sistem.

    Në Botërorin e Rusi 2018, ku Anglia mbërriti deri në gjysmëfinale.

    Rreshtimi 3-4-3 ishte një plan B për Southgate edhe në Euro 2021. Tri sfidat e grupit ekipi i luajti me 4-2-3-1, ndërsa u zhvendos në 3-4-3 nga takimi i 1/8-ve me Gjermaninë e deri në finalen me Italinë.

    “Tre Luanët” nuk kanë aspak vështirësi me interpretimin e këtij moduli loje, por opinioni në Angli është shprehur i shqetësuar se një ndryshim i tillë mund të zvogëlojë rrezikshmërinë në fazën e sulmit.

    Mbrojtja e Anglisë nuk ka dhënë shumë siguri deri në këtë fazë të Europianit. Edhe pse kanë pësuar vetëm dy gola, duhet theksuar që po kaq gola u pësuan gjatë gjithë Euro 2021.

    Si rrjedhojë, Southgate pritet të ushtrojë një qasje më të kujdesshme për takimin me Zvicrën, për t’u ekspozuar sa më pak në prapavijë.

    Pasi e di dhe e njeh mirë potencialin e atyre që ka përballë. Me Zvicrën që pas kampionëve në fuqi është gati të nxjerrë jashtë garës edhe finalistët e Europianit të kaluar.

    Mungesa e vetme për takimin ndaj skuadrës së Murat Yakin është Marc Guehi, i cili plotësoi numrin e kartonëve.

    Mbrojtësi i Crystal Palace pritet të zëvendësohet nga Ezri Konsa, 26-vjeçari i Aston Villas.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03

    Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

    25/08/2025 21:00

    Lëvizje e papritur në merkato, Bayerni arrin marrëveshje me “dështakun” e Premier League

    25/08/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.