Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rinor Grajqevci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Sigal Prishtinës
    Ballina-1

    Rinor Grajqevci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Sigal Prishtinës

    21/01/2026 19:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rinor Grajqevci është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

    KOHA ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga kryetari i KB Sigal Prishtina, Bekë Berisha, të datës 21 janar, përmes së cilit Grajqevci autorizohet të ushtrojë detyrat dhe kompetencat e kryetarit, për shkak të “situatës së krijuar dhe pamundësisë momentale” të Berishës për ta ushtruar funksionin. Berisha nuk mund të kryejë detyrat e kryetarit për shkak të angazhimit politik.

    Në letrën e autorizimit thuhet se vendimi është marrë në përputhje me Statutin e klubit.

    Përmes autorizimit, Grajqevci emërohet edhe nënkryetar i klubit, ndërsa do të ushtrojë të gjitha funksionet e kryetarit gjatë mungesës së Berishës. Dokumenti specifikon se autorizimi ka fuqi të plotë juridike dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.

    Grajqevci ishte udhëheqës i tifo-grupit “Plisat”.

    KOHA ka mësuar se në ditët në vijim do të ketë edhe ndryshime të tjera në klub.

    Bekë Berisha u zgjodh kryetar më 14 janar. Por pati reagime të shumta pas zgjedhjes së tij, sidomos nga “Plisat”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se Bekë Berisha nuk mund të jetë edhe deputet edhe kryetar i klubit pasi kjo përbën konflikt interesi.

    FBK-ja deklaroi se do ta respektojë ligjin.

    Dhe të shtunën Berisha u pajtua që në një mënyrë të tërhiqet.

    Bekë Berisha ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AAK-ja. Më pas i siguroi votat edhe për një mandat si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Prishtina po kalon moment të vështirë edhe në aspektin sportiv. Të martën pësoi humbjen e radhës.

    Ka pasur përplasje të shumta ndërmjet tifo-grupit “Plisat” dhe kryesisë së vjetër. Shkaku i pakënaqësive, “Plisat” dolën publikisht kundër kryesisë së vjetër. Kanë fyer shumë herë Blerand Stavilecin e Florian Miftarin, që, sipas tifozëve, ishin drejtues në hije të klubit.

    Për shkak të protestave të tifozëve u thirr kuvendi dhe u zgjodh Berisha, të cilin po ashtu nuk e pranuan “Plisat”. Madje e fyen edhe atë.

    Testin e radhës në parket Sigal Prishtina do ta ketë të enjten kundër Vëllaznimit.

    Prej orës 18:45 Prishtina e Vëllaznimi zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Kosovës. Prishtina e kishte fituar ndeshjen e parë me shifrat 82:68.

    “Kauza jonë po jetësohet! Klubi është i yni, është i qytetit, është i Prishtinës! Tash është radha ta tregojmë veten në tribunë, ta mbushim sallën dhe të enjten të ushtojë veç emri Prishtinë”, shkruan në postimin e tifo-grupit “Plisat”.

    TË LIDHURA

    Ronaldo drejt shifrës së pabesueshme

    21/01/2026 20:55

    Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti

    21/01/2026 19:44

    Federata e Futbollit bëri ndarjen e stemave të FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vitin 2026

    21/01/2026 19:35

    Rinor Grajqevci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Sigal Prishtinës

    21/01/2026 19:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.