Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Robert Gjeraj i jep fund karrierës futbollistike në moshën 39-vjeçare
    Ballina-1

    Robert Gjeraj i jep fund karrierës futbollistike në moshën 39-vjeçare

    06/07/2023 13:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Robert Gjeraj i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 39-vjeçare.

    Mbrojtësi prizrenas ka qenë aktiv në 22 vite në futboll dhe është një nga ikonat e futbollit kosovar të pasluftës.

    Ka qenë vetë prizrenasi që ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se i ka dhënë fund karrierës së tij.

    Gjeraj gjatë karrierë së tij ka luajtur për Lirinë, Getoarin, Besën e Pejës, Vëllaznimin, Trepçën ’89 dhe Ballkanin, derisa ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës para pranimit në UEFA dhe FIFA.

    Postimi i plotë nga Robert Gjeraj (pa ndërhyrje):

    Të dashur miq,

    Përmes këtij postimi dua t’iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare. Nuk ishte aspak e lehtë ta marrë këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë. Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s’mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.

    Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t’i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar. Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89′, Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua. Poashtu dua t’i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat Kosovare e Shqiptare që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.

    Ju faleminderit të gjithëve, i juaji, Robert Gjeraj!

    TË LIDHURA

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.