Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Roma lëshon fitoren nga dora përballë Athletic Bilbaos
    Ballina-2

    Roma lëshon fitoren nga dora përballë Athletic Bilbaos

    26/09/2024 22:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma ka barazuar 1-1 përballë Athletic Bilbaos në kuadër të Ligës së Evropës.

    Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që krijuan disa raste shënimi, por që u mungoi konkretizimi.

    Me kalimin e minutave, Roma filloi ta merrte kontrollin, ndërsa pasoi edhe golin i epërsisë.

    Ishte minuta e 32-të e takimit kur Angelino asistoi te Artem Dovbyk që realizoi për 1-0.

    Në minutën e 54-të, Matias Soule nuk ia doli të mposhte nga afërsia Julen Agirrezabalan, që bëri pritje bravuroze.

    Bilbao kishte më pas iniciativën, duke e arritur edhe barazimin.

    Aitor Paredes ia doli që të shënonte për 1-1 në minutën e 85-të, duke ia siguruar Bilbaos një pikë nga Olympico.

    Në ndeshjen e dytë, Roma do të përballet më një kundërshtar më të lehtë, siç është Elfsborg.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.