Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Roma-Leverkusen, dueli italo-gjerman për finalen e Euro League-s
    Ballina-1

    Roma-Leverkusen, dueli italo-gjerman për finalen e Euro League-s

    11/05/2023 08:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Europa League rikthehet këtë të enjte me ndeshjet e  para të gjysmëfinaleve, ku katër skuadrat që kanë mbetur në garë do të duelojnë për finalen e madhe të 31 majit në “Puskas Arena”. Juventus-Sevilla dhe Roma-Bayer Leverkusen janë dy çiftet nga ku do të dalin ekipet finaliste të këtij edicioni të Ligës së Evropës.

    Roma e Jose Mourinhos do të synojë që të triumfojë sërish në arenë, një vit pas fitores së “Conference League”, tani ka si qëllim që t’i shkojë deri në fund një tjetër kompeticioni europian.

    Ndeshja e parë në “Olimpico” do të jetë shumë e rëndësishme, me Romën që do që ti qartësojë llogaritë e kualifikimit. Italianët eliminuan pas kohës shtesë Feyenoord në çerekfinale, ndërkohë që Leverkusen në 5 ndeshjet e fundit në Europa League ka marrë 4 fitore dhe 1 barazim, ndërkohë që gjermanët në 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në të gjitha kompeticionet nuk janë mundur.

    Roma ndodhet në një moment jo të mirë, pasi në 4 takimet e fundit nuk ka fituar asnjë ndeshje, por në Europë italianët kanë treguar se kanë një tjetër fytyrë dhe kjo sfidë pritet që të vendosë shumë për fatin e skuadrës që do të prekë finalen e madhe.

    Për herë të fundit Roma dhe Leverkusen janë përballur me njëra tjetrën në fazën e grupeve të Champions në nëntor të 2015, asokohe italianët fituan 3-2 “Olimpico”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.