Roma italiane ka pësuar humbje në stadiumin “Olimpico” të enjten mbrëma nga skuadra franceze Lille, ndonëse i kishte dy raste për të shënuar nga penalltia në fundin e ndeshjes.
Pas fitores ndaj Nicet në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, Roma pësoi disfatë 1:0.
Lille në formë e regjistroi fitoren e dytë, pas triumfit ndaj Brannit në xhiron e parë.
Sulmuesi 22-vjeçar, Hakon Arnar Haraldsson, e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e gjashtë.
Artem Dovbyk dështoi të shënonte nga 11-metërshi në minutën e 82-të, ndërsa tre minuta më vonë, penalltinë e humbi edhe Matias Soule.