Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Roma po bën gati kontratën e re për Dybalan, teksa po punon edhe për transferimin e Scamaccas
    Ballina-2

    Roma po bën gati kontratën e re për Dybalan, teksa po punon edhe për transferimin e Scamaccas

    24/07/2023 17:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma është gati t’i ofrojë Paulo Dybalas një rritje page në kontratën e tij të re, teksa po punon për transferimin e Gianluca Scamaccas.

    Giallorossi, të kufizuar nga kushtet financiare, kanë qenë relativisht të qetë në muajin e parë të afatit kalimtar të verës, duke marrë Evan Ndicka dhe Houssem Aouar si futbollist të lirë, dhe Ramus Kristensen në formë huazimi nga Leeds United.

    Me Tammy Abrahamin, që është jashtë fushës shkaku i lëndimit, i cili do të mungojë deri në janar ose shkurt, i vetmi sulmues në dispozicion të Jose Mourinhos është Andrea Belotti, i cili luftoi për të treguar më të mirën e tij në kryeqytetin italian sezonin e fundit.

    “Corriere dello Sport” detajon se si Roma po punon ende për një marrëveshje për Scamaccan, pavarësisht preferencës së Mourinhos për të sjellë Alvaro Moratan.

    Tiago Pinto thuhet se është në kontakt të ngushtë me West Ham Unitedin duke tentuar që të arrijë marrëveshje për huazimin e Scamaccas, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.

    Sulmuesi italian besohet se po pret me durim që gjërat të ecin përpara, pasi dëshira e tij është që t’i bashkohet romakëve.

    Ndërkohë, Roma po përpiqet gjithashtu të hartojë një kontratë të re për yllin e ekipit, Paulo Dybalan, i cili nuk po dëshiron që klauzola e tij e lirimit – 12 milionë euro për klubet e huaja dhe 20 milionë euro për skuadrat italiane – të aktivizohet këtë muaj.

    Për shkak të bonuseve, argjentinasi fitoi rreth 6 milionë euro neto në sezonin e tij debutues, por plani është që t’i ofrohet atij një marrëveshje të re afatgjate dhe me shifra më të larta.

    Roma është e gatshme që t’i paguajë mbi 7-7.5 milionë euro në sezon Dybalas.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.