Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Roma vëzhgon formën e Edon Zhegrovës
    Ballina-2

    Roma vëzhgon formën e Edon Zhegrovës

    12/08/2024 14:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka gjasa të mëdha që në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës të transferohet në Itali.

    Roma është skuadra që mbetet e interesuar për shërbimet e Zhegrovës dhe po e monitoron situatën e futbollistit të Lillet.

    Në fakt, Roma po e sheh Zhegrovën si zëvendësim ideal për Paulo Dybalan, i cili pritet të largohet nga Italia për të vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

    Mediumet italiane kanë raportuar se Dybala po e shqyrton një ofertë të majme nga Arabia Saudite dhe po ashtu, Roma po mendon ta pranoj ofertën për argjentinasit.

    Romës i janë ofruar mbi 20 milionë euro, ndërsa Dybala ka para vetes kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.

    Në anën tjetër, Roma është gati të ofroj 15 milionë euro për Zhegrovën, i cili ka kontratë me Lillen deri në vitin e ardhshëm.

    Këtë sezon, Zhegrova ka shënuar 1 gol kurse sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor i ekipit francez, ku në 47 paraqitje ka realizuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.