Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci
    Ballina-1

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raçi, është vetëm një hap larg një prej transferimeve më të rëndësishme në karrierën e tij të re.

    Lojtari 22-vjeçar ka fluturuar sot (25 korrik) drejt Kroacisë për të finalizuar marrëveshjen me Hajduk Split, një nga klubet më të mëdha dhe me traditë në futbollin kroat dhe ballkanik.

    I shoqëruar nga agjentët e tij, Lulzim Murtezaj dhe Adonis Arifi, si dhe ndërmjetësuesi Eros Grezda – ish-futbollist i njohur me eksperiencë në Kroaci – Raçi do të qëndrojë në Split gjatë ditëve në vijim për të përmbyllur të gjitha procedurat që lidhen me kalimin e tij te Hajduk.

    Sipas burimeve të afërta të Telegrafit me lojtarin, Raçi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër në orët e para të mëngjesit.

    Nëse kalon me sukses kontrollet rutinë, klubi do ta prezantojë atë zyrtarisht si përforcimin më të ri për sezonin e ri kompetitiv në HNL (liga elitare kroate).

    Transferimi i Ron Raçit te Hajduk Split vjen si rezultat i një pune të kujdesshme nga përfaqësuesit e tij, që kanë negociuar me drejtuesit e klubit kroat prej disa javësh.

    Vëmendja e klubit ndaj lojtarit kosovar tregon jo vetëm besimin në potencialin e tij, por edhe prirjen e Hajdukut për të investuar në talentë të rinj nga rajoni.

    Ky lëvizje pritet të jetë një hap i madh për zhvillimin profesional të 22-vjeçarit, i cili tashmë po shihet si një nga emrat më premtues në mesin e brezit të ri të futbollistëve shqiptarë.

    Kalimi në një ambient si Hajduk Split, që njihet për historinë e tij të lavdishme dhe për përgatitjen e talenteve për futbollin evropian, është një mundësi që mund t’i hapë dyert drejt skenave më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.

    TË LIDHURA

    UEFA gjobit rëndë skuadrën serbe Zvezdën, pati thirrje anti-Kosovë

    29/10/2025 14:10

    Robinho flet nga burgu, rrëfen realitetin e tij si një i burgosur i zakonshëm

    29/10/2025 12:08

    Napoli, një gol për tri pikë te Lecce

    28/10/2025 21:58

    Muriqi: Dua të pensionohem te Mallorca, dhe pastaj të hap biznese në këtë vend

    28/10/2025 21:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.