Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Ron Raçi, për herë të dytë radhazi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.
Formacioni më i mirë i xhiros së 23-të është përzgjedhur të hënën nga faqja “supersporthnl”.
Mbrojtësi i qendrës edhe xhiron e kaluar zuri vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë të kampionatit kroat.
Raçi bëri paraqitje shumë pozitive në derbin që Hajduku e fitoi të dielën ndaj Rijekës me rezultatin 1:0.
Mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 8.4.
Në total për Raçin ishte paraqitja e 15-të këtë edicion në të gjitha garat.
