Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronald Sobowale i Malishevës zgjedhet futbollisti i javës në Superligë
    Ballina-1

    Ronald Sobowale i Malishevës zgjedhet futbollisti i javës në Superligë

    24/04/2023 12:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 30-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Ronald Sobowale.

    🙌 Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Edmond Cana, Flamur Sinani, Bekim Domniku.

    👏 Ky Komision unanimisht vlerësoi se lojtari i FC Malisheva , Ronald Sobowale e meriton epitetin e yllit të javës, pasi ai ishte vendimtar në fitoren tejet të rëndësishme në garën për mbetje në elitë që FC Malisheva e realizoi si mysafir kundër Ferizajt. Ai shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës malishevase, të cilat e stabilizojnë atë në pozitën e shtatë, me 33 pikë.

    ⚽️ Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Malisheva, Ronald Sobowale e ndau Egzon Berisha, analist i shitjes në Albi Group.

    😃 Pasi iu nda ky çmim, Sobowale u shpreh i lumtur për vlerësimin, derisa vuri në pah optimizmin e tij që Malisheva ta sigurojë mbetjen në elitë edhe në këtë edicion.

    🗣 “Jam shumë i gëzuar për këtë çmim dhe i falënderoj shumë bashkëlojtarët e mi. Mendoj që Malisheva do të qëndrojë në Albi Mall Superligë, meqë gjithçka është në dorën tonë. Na duhet të punojmë shumë sepse kemi para vetës 6 ndeshje shumë të vështira. Eksperienca ime në Kosovë është shumë e mirë dhe e shijoj çdo ditë. Njerëzit këtu janë shumë të këndshëm dhe mikpritës”, ka theksuar Sobowale për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.