Futboll ndërkombëtar

“Ronaldo apo Messi? Derisa të jetë në futboll, do të bëj tifo për CR7”

“Ronaldo apo Messi? Derisa të jetë në futboll, do të bëj tifo për CR7”

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Khvicha Kvaratskhelia, futbollist ofanziv i Napolit, i ka idetë mjaft të qarta se cili është i preferuari i tij dhe këtë e ka thënë edhe në intervistën e dhënë për “DAZN”. “Në realitet, numri 77 nuk ka asnjë lidhje direkte, por 7-shi është numri im i preferuar, dhe duke ia

Besnik Batusha

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Khvicha Kvaratskhelia, futbollist ofanziv i Napolit, i ka idetë mjaft të qarta se cili është i preferuari i tij dhe këtë e ka thënë edhe në intervistën e dhënë për “DAZN”.

“Në realitet, numri 77 nuk ka asnjë lidhje direkte, por 7-shi është numri im i preferuar, dhe duke ia shtuar këtë numrit 7 të Ronaldos, vendosa ta zgjidhja numrin 77. Sa i përket duelit mes Ronaldos dhe Messit, unë gjithmonë e kam thënë se është mjaft e vështirë t’i përballësh ata. Por, unë e vlerësoj shumë Ronaldon, sepse ta kesh një kundërshtar si Messi për një kohë kaq të gjatë dhe të jesh thuajse gjithmonë në nivelin e tij, është mjaft komplekse”, deklaroi fillimisht Kvaratskhelia.

“Për këtë, ai është idhulli im. Natyrisht, Messi është lojtar fantastik dhe është gjithmonë kënaqësi ta shohësh duke luajtur. CR7 për mua është edhe sot mbreti i futbollit. Në krejt rininë dhe rritjen time kam bërë tifo për këtë lojtar, kështu që do të vazhdoj ta bëj këtë edhe tash. Derisa ai do të luajë futboll, do të bëj tifo për të”, përfundoi futbollisti gjeorgjian.

Në 15 vjetët e fundit, Messi dhe Ronaldo kanë qenë dy futbollistët më të mirë në botë. 

MessiRonaldo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions